Gati 10% e popullsisë totale të Ukrainës është larguar nga vendi i shkatërruar që kur Rusia pushtoi më 24 shkurt, me afro 4 milionë refugjatë që kërkojnë siguri në vendet fqinje evropiane, shkruan CNN, transmeton arbresh.info.
Polonia ka marrë pjesën e luanit të refugjatëve që vijnë, pasi rreth 2.4 milionë ukrainas janë nisur drejt perëndimit në kërkim të lirisë.
Disa qindra mijëra ukrainas, ndërkohë, kanë ikur në vende të tjera evropiane, duke përfshirë Rumaninë, Moldavinë dhe Hungarinë, sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) Filippo Grandi e ka quajtur më parë eksodin e refugjatëve nga Ukraina “kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.
Grafiku më poshtë detajon modelet e udhëtimit të refugjatëve ukrainas./Arbresh.info

Numërohen 36% e votave për kandidatë, s’ka ndryshim në top p...
Real Madridi nis kontaktet e para me agjentin e Alvarezit
Tre emra fliten për të marrë stolin e Italisë, gjithçka do t...
Basha: Katër vitet e ardhshme janë mandat i autostradave e h...
Kusari: Kosova ka më pak burokraci për investime se sa vende...
I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë