Një ngjarje tronditëse është regjistruar të dielën në Luiziana, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një person ka vrarë me armë zjarri tetë fëmijë, në një nga krimet më të rënda familjare të raportuara së fundmi.
Sipas autoriteteve amerikane, shtatë prej viktimave ishin fëmijët e autorit, të moshave nga 3 deri në 11 vjeç. Viktima e tetë ishte kushëriri i tyre.
Një tjetër fëmijë, 13 vjeç, arriti të mbijetojë pasi u hodh nga çatia në përpjekje për të shpëtuar. Ai ka pësuar fraktura të shumta dhe ndodhet nën kujdes mjekësor.
Autori ka qëlluar gjithashtu ndaj dy grave, mes tyre edhe bashkëshortja e tij, të cilat kanë mbetur të plagosura.
Pas krimit, autori tentoi të largohej nga vendngjarja, por u neutralizua nga forcat e policisë dhe u vra.
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...