Çmimet globale të naftës u rritën të hënën në mëngjes në tregtinë aziatike, pasi Presidenti Donald Trump tha se ShBA-ja ka ndaluar dhe sekuestruar një anije mallrash me flamur iranian.
Kjo ndodhi pasi Irani tha të shtunën se po e mbyllte përsëri Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare dhe se çdo anije që i afrohet asaj do të jetë në shënjestër, shkruan BBC.
Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën me 4.74% në 94.66 dollarë (70.11 paund) për fuçi, ndërsa çmimi i naftës West Texas Intermediate ishte 5.6% më i lartë në 88.55 dollarë.
Tregjet e energjisë kanë parë luhatje të mëdha që kur SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt dhe Teherani u përgjigj me kërcënime për të synuar anijet në ngushticë, përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) në botë.
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...