Ukraina ka rimarrë qytetin Bucha pranë kryeqytetit të Kievit të enjten, sipas kryebashkiakut të Bucha, Anatolii Fedoruk, shkruan CNN, transmeton arbresh.info.
“Sot, më 31 mars, qyteti ynë është çliruar nga orkët rusë, pushtuesit rusë nga Forcat tona të Armatosura të Ukrainës,” tha Fedoruk në një video përpara bashkisë së Buçës që u publikua të premten.
Një numër zyrtarësh ukrainas u janë referuar forcave ruse si “ork” – ushtria e keqe, monstruoze në “Zoti i unazave” të JRR Tolkien.
“Kjo ditë përbën një ditë gëzimi dhe fitoreje të Forcave tona të Armatosura të Ukrainës. Dhe ne presim fitore të tilla në të gjithë Ukrainën”, shtoi Fedoruk./Arbresh.info
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...