Brenda javës së ardhshme pritet që Mali i Zi të ketë qeverinë e re që do të udhëhiqet nga shqiptari, Dritan Abazoviç i ‘Lëvizjes Ura’.
Një gjë të tillë e tha Kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj.
Koalicioni i ri qeverisë në Malin e Zi të Abazi do të përbëhet edhe me mbështetjen e partisë Demokratike të Socialistëve të Presidentit Gjukanoviç, pakicave boshnjake dhe partive shqiptare në shtetin fqinj.
Arsyeja e shtyrjes të formimit të qeverisë së re ishin zgjedhjet vendore në Ulqin dhe Beranë, shkruan lajmi net.
Në zgjedhjet vendore të Ulqinit asnjë prej forcave politike nuk mori 17 këshilltarë që nevojiten për të zgjedhur kryetarin e ri por sipas Gjeloshaj koalicioni “Fillimi i Ri” i cili mori më shumë se të gjithë, 14 këshilltarë të konfirmuar pritet që bashkë me partitë e tjera shqiptare të udhëheqë Ulqinin…
“Sa i përket qeverisë së re në Malin e Zi që pritet të udhëhiqet nga Abazi, pozita e shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj pritet që të përforcohet dhe qytetet shqiptare të marrin investimet e munguara në këtë 30 vite”, tha Gjeloshaj.
Nikë Gjeloshaj drejton prej 3 vitesh Komunën shqiptare të Tuzit në Malin e Zi dhe është drejtues forcës politike ‘Alternativa Shqiptare’, ndërsa së fundmi pjesë e koalicionit “Fillimi i Ri” në zgjedhjet vendore në Ulqin.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...