Trupat amerikane janë duke “lidhur” me forcat ukrainase në Poloni ndërsa ato u shpërndajnë armë atyre, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Të hënën, presidenti amerikan Joe Biden tha se kishte vizituar trupat që po ndihmonin në “trajnimin” e forcave ukrainase në Poloni, transmeton portal arbresh.info
Kirby, megjithatë, tha se ndërveprimet “nuk janë stërvitje në kuptimin klasik që shumë njerëz mendojnë për stërvitje”.
“Unë thjesht do të thosha se është ndërlidhje,” shtoi ai, pa dhënë detaje tjera.
Ushtria amerikane tërhoqi detashmentin e saj stërvitor nga Ukraina pak përpara se Rusia të pushtonte më 24 mars. Vendi u godit më vonë nga raketat ruse.
Krahas kësaj, Kirby tha se forcat shtesë amerikane – duke përfshirë 10 avionë luftarakë dhe 200 personelë, do të drejtohen drejt aleatëve të Europës Lindore, përfshirë edhe Lituaninë./bbc/arbresh.info/
Pesë shqiptarë arrestohen në Dubai për drogë, pritet ekstrad...
Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj presioneve publike: Deklara...
AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licenc...
Foda publikon listën për dy miqësoret ndaj Çekisë dhe Andorr...
ATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën në...
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës