Sot bëhen një vit që nga fillimi i vaksinimit kundër Covid-19 në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje pohon se kur ata erdhën në qeverisje kishte zero vaksina, madje nuk kishte as marrëveshje dhe as kontratë për sigurimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
1 vit nga fillimi i vaksinimit në Kosovë
Kur Lëvizja VETËVENDOSJE! erdhi në qeverisje kishte zero vaksina.
Nuk kishte as marrëveshje dhe as kontratë për sigurimin e tyre.
Falë punës dhe përkushtimit të lartë të qeverisjes tonë, ish-ministrit, Arben Vitia, në kohë rekorde negociuam suksesshëm një kontratë të favorshme për sigurimin e vaksinave.
Kështu, nga të qenit shteti i fundit në rajon për shkallën e vaksinimit kaluam në situatën ku tash jemi shteti i parë në rajon me 1,820,000 doza të administruara, duke u krahasuar me disa shtete të Evropës.
Një falënderim u takon të gjithë mjekëve tanë, punëtorëve të shëndetësisë, dhe shteteve mike që e ndihmuan Kosovën me stoqe të vaksinave si donacion./arbresh.info/
Veton Berisha publikon pamjet pas denoncimit në polici ndaj ...
Xhelal Sveçla voton, bën thirrje për pjesëmarrje dhe proces ...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në...
Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq futbollisti 22-vje...
Voton Konjufca: Kosova ka ndërtuar traditë demokratike, qyte...
KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.29% e qytetarëve