Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë mesazhin e tij të fundit të mbrëmjes, ku ka deklaruar se trupat ukrainase po rifitojnë territory përreth kryeqytetit.
Ai gjithashtu paralajmëroi “çlirimin” e Irpin – një qytet kyç në skajet veriperëndimore të Kievit, transmeton portal arbresh.info
“Mbrojtësit tanë po përparojnë në rajonin e Kievit, duke rifituar kontrollin mbi territorin ukrainas”, tha ai.
“Irpin u çlirua. Bravo! U jam mirënjohës të gjithëve që punuan për këtë rezultat. Pushtuesit janë larguar nga Irpin dhe janë larguar nga Kievi”, tha ai.
“Megjithatë, është shumë herët të flasim për sigurinë në këtë pjesë të rajonit tone, pasi luftimet vazhdojnë”, tha ai.
Zelenskyy tha se 143 fëmijë dihet se kanë vdekur në luftë deri më tani dhe se Mariupol konsiderohet si një nga qytetet më të prekura të luftës dhe se vazhdon të mbetet i rrethuar.
“Trupat ruse nuk lejuan që sot të organizohej asnjë korridor humanitar”, tha ai./sky/arbresh.info/
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë