“Ne nuk duam të krijojmë një ushtri europiane”, ka deklaruar shefi për punët e Jashtmë të BE-së.
Josep Borrell e ka bërë këtë koment pasi ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes miratuan një dokument të njohur si Busulla Strategjike, shkruan bbc, transmeton portal arbresh.infi
Ai përfshin plane për të zhvilluar “Kapacitetin e Shpërndarjes së Shpejtë të BE-së” që mund t’i lejojë bllokut “të dislokojë me shpejtësi deri në 5000 trupa” për lloje të ndryshme krizash.
“Ne do të bëjmë ushtrime të drejtpërdrejta së bashku,” tha ai, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Borrell theksoi se vendet anëtare kanë dhe do të kenë ende ushtritë e tyre, por tha se vendet duhet të punojnë më ngushtë së bashku.
Ai shtoi se NATO është ende “gur themeli i mbrojtjes territoriale të Europës”./arbresh.info/
Rexhbecaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë