Përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullohet të dielën mbrëma për ndeshjet e muajit mars.
Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore, një me 24 mars në Prishtinë dhe një tjetër në udhëtim në Zurich.
Më 24 mars Kosova do të përballet me Kombëtaren afrikane të Burkina Fasos, derisa pesë ditë më vonë luhet takimi në Zurich përballë Zvicrës.
E Kombëtarja afrikane tanimë ka publikuar listën me 29 futbollistë të ftuar, ku janë përfshirë tre portierë, tetë mbrojtës, tetë mesfushor dhe 10 sulmues.
Në listën e trajnerit Oscar Barro është edhe ylli më i madh i këtij shteti, Bertrand Traore që aktivizohet me Aston Villën në Ligën Premier.
Ndërkohë deri më tani trajneri i Kosovës, Alain Giresse nuk ka publikuar emrat e futbollistëve të ftuar për dy sfidat e muajit mars.
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri