Federata e Futbollit e Kosovës i ka ofruar edhe një herë mbështetjen e plotë Federatës së Futbollit të Ukrainës pas agresionit rus në Ukrainë.
FFK ka shprehur gatishmërinë që në rast nevoje të strehojë në Kosovë disa futbollistë ukrainas dhe familjet e tyre në këto ditë të errëta për vendin e tyre pas shpërthimit të luftës si pasojë e agresionit të Rusisë, përcjell arbresh.info.
“Ne jemi një vend me plagë të freskta të luftës, prandaj e dimë se sa e vështirë dhe e dhimbshme është kjo periudhë për qytetarët e Ukrainës. Andaj, me këtë rast duam t’ua shprehim gatishmërinë tonë për strehimin e qytetarëve tuaj të dashur dhe Kosovën ta konsideroni si shtëpinë tuaj të dytë. Ky është një moment vendimtar që ne dhe bota të bashkohemi me zë të lartë dhe qartësisht t’i dënojmë veprimet e Rusisë. Ne lutemi për ushtarët tuaj në vijën e parë të frontit, për të gjithë fëmijët dhe familjet dhe të gjithë ata që po vuajnë nga pasojat e kësaj lufte të pakuptimtë!”, thuhet ndër të tjera në shkresën që FFK ia dërguar Federatës së Futbollit të Ukrainës.
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...