Qarkullimi hekurudhor në vend është ndërprerë që nga ora shtatë e mëngjesit të sotëm. Shkak për bojkotimin e punimeve është bërë dëmshpërblimi i papaguar i kostove materiale që duhet të kishte marrë nga dita e djeshme makineria dhe stafi ekzekutiv i “Hekurudhave Transport”.
Sipas përfaqësuesit të shtabit të makinerive, Dushko Cakarovski, mëngjesin e sotëm, para orës shtatë, kanë qenë vetëm dy linja, për Manastir dhe Gjevgjeli, pas së cilës komunikacioni është ndërprerë plotësisht.
Cakarovski sqaron se bojkoti është në përputhje me vendimin e nëntorit të vitit të kaluar me të cilin parashihet që makineria dhe stafi ekzekutiv të paguhen në tërësi për muajin paraprak më së voni deri më 25 të muajit, ndërsa shpenzimet materiale t’i pranohen nga Më së voni data 10 e muajit./telegrafi/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...