Lëvizja Besa ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, nga ku kërkojnë që të bëhet intervenim i menjëhershëm në drejtim të uljes së çmimit të akcizës së derivateve.
“Kriza e rritjes enorme të çmimeve veçanërisht të derivateve të naftës po godet në mënyrë të drejtpërdrejte bizneset e mesme dhe klasën e mesme dhe të varfër të shoqërisë dhe ky është vetëm fillimi pasojat katastrofike do të ndjehen edhe më shumë me kalimin e kohës.
Ndërkohë që funksionarët LSDM-BDI çdo ditë aktrojnë se po përpiqen të bëjnë diçka ndërkohë e kanë rënduar edhe më shumë situatën, kriza po thellohet dhe qytetarët e kanë të pamundur ta përballojnë.
Është e nevojshme intervenim i menjëhershëm në drejtim të uljes së përqindjes së akcizës së derivateve të naftës ose eliminim të tërësishëm të saj deri sa të tejkalohet kjo situatë tejet e rëndë ekonomike, nëse nuk intervenohet me kohë do të vazhdohet rritja e çmimeve edhe i produkteve dhe shërbimeve tjera nga efekti zinxhirë”, thonë nga Lëvizja Besa.
Kujtojmë se dje KRRE ka rritur çmimin e dizelit për 10 denarë, ndërsa të benzinës për gjysmë denari./Telegrafi/
Një ditë para përballjes me gjigantin holandez, Kurti pret n...
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ‘lartëson’ Salahun, ...
KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhje...
CEO i Saudi Pro League i hap rrugë transferimit të Salahut n...
Haradinaj: Kryetarët e Listës Serbe në veri të kthejnë urgje...
Shuhen dilemat, Mbappe ftohet për ndeshjen me Man Cityn