Në kuadër të aktiviteteve për shënimin 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt Ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në ceremoni morën pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, drejtues të tjerë të institucioneve vendore e përfaqësues diplomatikë të vendeve mike, përfaqësues të familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari e familjarë të tjerë të dëshmorëve.

Ceremonia filloi me intonimin e himnit shtetëror dhe atij kombëtar nga orkestra frymore e FSK-së, për të vijuar me nderimet te Obelisku i Lirisë nga presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifat Jashari dhe përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta, Fadil Shurdhaj.


Në vazhdim të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari./arbresh.info/
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...