Zëvendësministri i Brendshëm i Polonisë, Paweł Szefernaker, ka thënë se 115 mijë njerëz kanë kaluar në Poloni nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit, raporton the guardian.
Vetëm katër orë më parë ishte publikuar shifra prej 100,000, sipas agjencisë Frence-Presse.
Ndërsa vetëm të premten mendohej se 50,000 kishin kërkuar strehim në Poloni.
“Në këtë moment ka 115,000 njerëz që kanë kaluar kufirin ukrainas-polake që nga shpërthimi i luftës” të enjten, tha Szefernaker në fshatin kufitar Dorohusk, në Poloninë lindore.
Shefi i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, shkroi në Twitter të shtunën, “Më shumë se 150,000 refugjatë ukrainas kanë kaluar tani në vendet fqinje, gjysma e tyre në Poloni dhe shumë në Hungari, Moldavi, Rumani dhe më gjerë”./arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...