Kryeministri kanadez, Justrin Trudeau, ka dënuar pushtimin rus në Ukrainë dhe ka njoftuar për sanksione të reja.
“Kanadaja është e qartë në dënimin tonë të sulmit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj shtetit sovran dhe demokratik të Ukrainës”, tha ai, transmeton portal arbresh.info
“Mospërfillja e pacipë e Presidentit Putin për ligjin ndërkombëtar, demokracinë dhe jetën njerëzore është një kërcënim masiv për sigurinë dhe paqen në mbarë botën”, shtoi ai.
Trudeau tha se Kanadaja po vendos “sanksione të rënda” që synojnë 58 individë dhe subjekte, duke përfshirë anëtarë të elitës ruse dhe anëtarët e familjeve të tyre.
“Ne gjithashtu do të sanksionojmë anëtarët e këshillit rus të sigurisë, duke përfshirë ministrin e mbrojtjes, ministrin e financave dhe ministrin e drejtësisë”, tha Trudeau.
Kanada ka vendosur edhe të ndërpresë eksportin për Rusinë.
Në fjalimin e tij, Trudeau i quajti gjithashtu veprimet e Putinit “kërcënimi më i madh për stabilitetin europian që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ka theksuar se ai është në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Më herët në mëngjes të së enjtes, Trudeau u takua me partnerët e G7 të Kanadasë për të koordinuar një përgjigje ndaj pushtimit. Ai tha se qeveria kanadeze po punon gjithashtu ngushtë me NATO-n dhe aleatët e tjerë.
Trudeau i bëri thirrje Putinit që të ndalojë të gjitha “veprimet armiqësore” kundër Ukrainës dhe të tërheqë të gjitha forcat ushtarake dhe përfaqësuese nga vendi./cnn/arbresh.info/
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...