Policia e Shtetit ka njoftuar se ka parandaluar një tentativë për një vjedhje në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.
Sipas njoftimit, banka do të grabitej duke përdorur tunele të nëndheshme.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka zbuluar se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime për hapjen e tuneleve të nëndheshme me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë.
Policia ka njoftuar gjithashtu se janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.
“Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer në bashkëpunim”, ka shtuar policia.
Në një video shihen pamjet e tunelit.
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur