Çifti Donald Veshaj e Beatrix Ramosaj kanë qenë më të komentuarit gjatë këtyre muajve të fundit në media rozë e rrjete sociale, por siç duket tani gjithçka ka marrë fund mes tyre.
Këngëtarja kosovare e ka hequr nga lista e ndjekësve aktorin mëngjesin e sotëm, pasi mbrëmë ishte zhvilluar një festë me të gjithë ish-banorët, bashkëpunëtorët dhe stafin e “Big Brother VIP” të cilën kanë punuar gjatë këtyre katër muajve.

Beatrix ka postuar edhe një fotografi tjetër në rrjetin social “Instagram”, ku ka shkruar “No FAKE STORIES” ndërsa fjalës “NO” i ka vënë ‘X’ kështu duke konfirmuar se dyshja kanë ndarë rrugët dhe gjithçka ishte gënjeshtër sipas saj. /arbresh.info/

Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...