Irani ka kthyer 820 mijë doza të vaksina kundër koronavirusit të ardhura nga Polonia, me arsyen se ato janë prodhuar në Shtetet e Bashkuara, njoftoi sot televizioni shtetëror iranian.
Zyrtari i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Mohamed Hashemi tha se Polonia dhuroi rreth një milion doza të vaksinës AstraZeneka, por kur mbërritën në Iran u mësua se 820 mijë doza të vaksinave ishin nga Shtetet e Bashkuara.
“Pas bisedimeve me ambasadorin e Iranit në Poloni, u vendos që vaksinat të kthehen”, tha ai.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore, në vitin 2020 hodhi poshtë çdo mundësi që vaksinat amerikane ose britanike të hynin në vendin e tij.
Më shumë se 135 mijë vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në Iran që nga fillimi i pandemisë, duke e bërë kështu vendin me numrin më të lartë të vdekjeve në Lindjen e Mesme./arbresh.info/
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira