Të evakuuarit nga pjesët e kontrolluara nga separatistët e Ukrainës lindore vazhdojnë të kalojnë në Rusi përmes një pikë kontrolli kufitar.
Kështu raporton CNN, teksa thekson se një e evakuuar nga qyteti i Donetsk ishte shprehur se familja e saj u evakuua pasi dëgjuan zjarrin e predhave herët në mëngjesin e së dielës.
“Gjithçka ndodhi spontanisht, dëgjuam zhurma granatimesh rreth orës 01:00 të mëngjesit, unë rrëmbeva fëmijën tim dhe vrapova”, tha Irina, 35 vjeçe.
Ndërkohë, një tjetër qytetar potencon se askush nuk i ka detyruar të ikin, por që të njëjtit po largohen në mënyrë vullnetare.
“Ne u larguam vullnetarisht, askush nuk na detyron të largohemi dhe disa njerëz zgjedhin të qëndrojnë,” tha Viktor Ivanovich, 63 vjeç.
Ndërkaq, zyrtarët lokalë në rajonin e Rostovit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi udhëheqësit separatistë të premten urdhëruan evakuimin e civilëve nga rajoni. /arbresh.info/
LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...