Atletico Madrid ka arritur fitore me rezutlat të thellë 3-0 në udhëtim te Osasuna.
Rezultati u zhbllokua qysh në minutën e tretë, ku Joao Felix shënoi për 1-0.
Për golin e dytë të ndeshjes u përkujdes, Luis Suarez, i cili dyfishoi epërsinë e “Los Colchoneros”.
E gjithë ndeshja në përgjithësi u karakterizua me dominim të mysafirëve, derisa ata arritën të shënojnë edhe golin e tretë të ndeshjes, vetëm një minutë pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes.
Për rezultatin përfundimtar 3-0 u përkujdes Angel Correa.
Pas kësaj fitore, Atletico Madrid gjendet në vendin e katërt me 42 pikë të grumbulluara, ndërsa Osasuna gjendet në vendin e nëntë me 32 pikë./Arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...