Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar rizgjedhjen e Frank Walter Steinmeier si President i Gjermanisë, me të cilin Hoxhaj tha se ka punuar afër derisa ishin të dy ministra të jashtëm.
Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se derisa ka qenë ministër i jashtëm, ka bashkëpunuar me Steinmeier shumë afër.
Ai, tutje ka thënë që Kosova është me fat që ka miq të tillë si Steinmeier në Gjermani.
“Urime mikut tim të mirë, Frank Walter Steinmeier për rizgjedhjen President i Gjermanisë. Sa kam qenë ministër i jashtëm kemi pasur bashkëpunim shumë të afërt dhe sot them me shumë bindje që Kosova është me fat që ka miq të tillë si Steinmeier në Gjermani. Mirënjohës ndaj tij dhe vendit të tij për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës për të themeluar një shtet demokratik. ”, ka shkruar Hoxhaj. /arbresh.info/
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...
Shërbimet hekurudhore janë anuluar në Mashhad pas paralajmër...
Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për p...