Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pas raportimeve për shpenzimet e deputetëve për karburante.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balje ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, që t’u dalë në mbrojtje deputetëve të cilët sipas saj, nuk kanë vepruar asgjë kundër rregullores dhe ligjit.
Deputetja ka thënë se edhe djali i saj 13-vjeçar po përballet me vështirësi të ndryshme në shkollë pas raportimeve për shpenzimet e deputetëve.
Postimi i plotë:
Reagimi i saj i plotë:
I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës z.Glauk Konjufca,
Nga pozita në të cilën jeni, keni qenë të detyruar t’i drejtoheni publikut në emër të të gjithë deputetëve për shpenzimet e udhëtimit që rregullohen me Rregulloren e Kuvendit.
Pse nuk pate guximin te thuash të vërtetën, të pakten timen.
Për herë të parë që kur jam bërë deputete e këtij vendi, ndihem shumë keq, sepse në tre ditët e fundit kam pasur mbi 280 telefonata nga mediat, çdo qytetar tjetër që më kalonte në rrugë thoshte emrin “naftë” në forma e kontekste të ndryshme.
Dje, djali im 13-vjeçar pati një diskutim në klasë me miqtë e tij se si nëna e tij është një “hajdute”.
Edhe djalit tim i është vështirësuar të shkoj në shkollë, për shkak të komenteve të ndyshme në emrin tim. Paramendoni si ndihet fëmija im në këto moment!
Unë nuk jam hajdute dhe ti je kryetar i Kuvendit në të cilin punoj, thuaj të vërtetën, ose ndrysho rregulloren, merr një vendim tjetër për shpenzimet, hidhe në tryezë iniciativën e ligjit për deputetët.
Si kryetar i kuvendit ju takon të thuani të vërtetën e ti dilni në mbrojtje deputetëve të cilët nuk kanë vepruar asgjë kundër rregullores dhe ligjit.
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...