Reperi Mozzik surprizoi banorët mbrëmjen e kaluar të spektaklit por, gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë, ai shprehu hapur suportin për Donaldin, duke i uruar fitoren.
Gjithashtu, Donaldi e shoqëroi reperin brenda ambienteve të shtëpisë edhe pse produksioni nuk e lejoi. Për këtë situatë u krijuan shumë debate pasi banorët e komentuan si një favorizim për Donaldin dhe u ndjenë të parespektuar. Produksioni mbajti qëndrimin e tij duke u distancuar dhe duke thënë se Mozzik do të mbajë pasojat.
Pavarësisht kësaj, reperi nuk është shqetësuar shumë nga këto debatet e krijuara, duke shprehur edhe një herë mbështetjen për aktorin e humorit në Instagram:
“Sa vk në Big Brother o njerëz të dashur…qëllimi im ishte shumë i kjartë dhe i pastërt unë ika për të përkrahur shokun tim Donaldin, dhe e thash kjartë që të gjithë jeni të mirë, por Donaldi është Mjalta e Shtëpisë!! Dhe kta tani bëjnë pordha koti jo dënime jo qdënime fute. Brenda fute aty theve rregulla..Shkurt/Shqip/Kjartë! Donaldi duhet të jetë fitues! Se është më i dashuri i publikut, i publikut! Naten vellau i madh ? gjume te embel”,- shkroi Mozzik.

Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur