Moderatoja Einxhel Shkira disa ditë më parë pësoi një lëndim të krahut të saj, ku iu desh që të kryente dhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Ajo u rikthye në shtëpinë e Big Brother, një ditë pas ndërhyrjes, ku i duhet të kalojë shumë kohë shtrirë.
Teksa po bisedonte me Arjolën dhe Monikën, Einxhel tha se do të ishte kurioze që të dinte se çfarë mendimi kishte babai i saj për Dj Dagz, me të cilin moderatorja nisi një romancë brenda shtëpisë.
Einxhel tha se i kishte ardhur zor që ta pyeste të atin, ditën që e takoi në spital, para ndërhyrjes.
“Jam kurioze që të di se çfarë mendon babi për Dagzin, më erdhi zor që ta pyesja”, tha Einxhelm, ndërkohë që Monika dhe Arjola hodhën hipotezën se ata mund të jenë takuar.
Einxhel tha se duke e njohur babanë e saj e di që takimi nuk ka ndodhur.
“Joooo, asnjëherë”, u shpreh Einxhel./noa.al
Costa para vizitës në Kosovë dhe rajon: Angazhimi ndaj Ballk...
Kryediplomati shqiptar arrin në Presidencë, pritet nga Haxhi...
Haradinaj nis ditën në Drenicë: Vatër e atdhedashurisë dhe h...
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...
Hamza uron Veselin për ditëlindje: Korriku është afër, atëhe...
Përhapja e Ebolës në Kongo vlerësohet “thellësisht alarmante...