Mc Kresha do të bëhet baba për herë të dytë.
Lajmi i bukur u dha nga Mc Kresha në një intervistë me skype për D-Night në RTV Ora.
“Me bashkëshorten dhe gocën jam tek miqtë. Jemi në pritje të një djali tani së shpejti” tregon ai.
Me bashkëshorten e tij, Erzinën ata janë prindër dhe të një vajzë.
Kur ishte i ri Hip Hopi ishte një lifestyle por tani pas martesës, MC Kresha tregon se gjithçka është ndryshe.
“Hip Hopin e shohim profesion, para se të ishim të martuar e konsideronim si lifestyle por tani është profesion” i thotë autores dhe moderatores së këtij programi, Dajana Shabanit.
Mc Kresha tregon se për një një dekadë ka punuar pa pasur emër dhe as përfitim por ia ka vlejtur sakrifica për të arritur suksesin që ka sot.
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...