Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar 45 viktimat e Masakrës së Reçakut në 23 vjetorin e vrasjes nga forcat serbe.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se kjo masakër i dha vulën barbarisë së Millosheviqit dhe ngriti alarmin për nevojën e ndërhyrjes së NATO-s.
“Sot, me dhembje kujtojmë 45 fëmijë, gra e burra të fshatit Reçak, të cilët 23 vite më parë u masakruan pamëshirshëm nga policia dhe ushtria serbe. Masakra e Reçakut i dha vulë barbarisë dhe mizorisë së krimeve të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë dhe ngriti alarmin në mesin e shteteve perëndimore për nevojën e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Krasniqi tha se Reçaku është një ndër plagët më të dhimbshme, një histori e përgjakur që nuk harrohet kurrë.
“Liria jonë do të jetë e plotë, atëherë kur gjenocidi serb në Kosovë të marrë dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme për martirët e masakrës së Reçakut”, ka shkruar tutje Krasniqi./arbresh.info/

Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga