Simon Cowell është fejuar me të dashurën Lauren Silverman pas një romance tetëvjeçare.
Pavarësisht se më parë kishte këmbëngulur se ‘nuk besonte’ në martesë, Cowell rimendoi pikëpamjet e tij pasi ra në dashuri me Lauren – e cila mbeti ‘e habitur’ nga propozimi tronditës.
Një burim i tha ‘The Sun’ : “Lauren ishte absolutisht e habitur dhe kurrë në një milion vjet nuk priste që Simon ta bënte këtë pyetje. Ajo shpërtheu në lot të lumtur dhe padyshim tha po menjëherë.
“Lauren ka qenë guri i Simonit gjatë këtyre viteve të fundit – duke e mbështetur atë kur theu shpinën, dhe në përgjithësi. Ata bëjnë një çift të mrekullueshëm.
“Ndërsa Simon e kuptoi se kishte takuar gruan e ëndrrave të tij dhe nuk mund të ishte më i lumtur”.
Një mik i çiftit shtoi për revistën People: “Ata të dy janë super të lumtur. Ata janë bashkë për një kohë të gjatë dhe e adhurojnë njëri-tjetrin, kështu që nuk është një surprizë e madhe për miqtë e tyre të ngushtë”.
Lidhja e tyre u bë publike dhe jeta e Simonit ndryshoi në fund të vitit 2013, kur u publikuan lajmet për shtatzëninë e Lauren.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...