Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan protestën e zhvilluar në datën 8 Janar pasa selisë së PD.
Hoxha ka treguar sot se për Lulzim Bashën ka pasur një plan evakuimi dhe kreu i PD ka qenë i ruajtur nga 7 persona nga Garda e Rebublikës. Po ashtu sipas gazetarit në mbrojtje ka qenë dhe Enkelejd Alibeaj, pasi është nënkryetar i Kuvendit.
“Garda e Republikës e ka marrë objektin që në dorëzim që në orën 09:00, ishin 6 persona dhe më pas ka ardhur një i 7. Ata e izoluan Bashën që në fillim, ndaj Basha pati garanci dhe qëndroi. Garda më pas e mori Bashën dhe evakuuan. Njëri nga gardistët u mor me sigurinë e Enkelejd Alibeajn, pasi është nënkryetar Kuvendi. Atë ditë garda ka ruajtur Bashën dhe Alibeajn. Garda nuk e evakuoi Bashën, pasi kishte një garanci që kur të hapej dera do të ndërhynte menjëherë policia”, tha Hoxha.
Më tej u shpreh se policia ndërhyri kur u thye dera kryesore nga xhamia dhe shtoi se nëse do të ishte vonuar dhe pak minuta mund të kishte pasur përplasje mes protestuesve.
“Policia ndërhyri kur u thye dera kryesore nga xhamia, pasi nga brenda nuk kishte më mbrojtje. Nëse policia do të vonohen 4 minuta do të kishte një konfrontim fizik mes protestuesve dhe atyre që ishin brenda”, tha ai./tvklan/
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...