Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Bourla, ka deklaruar se nuk është i sigurtë nëse është e nevojshme doza e katërt e vaksinës kundër Covid-19.
Bourla ka theksuar se vaksina kundër variantit Omicron do të jetë gati gjatë muajit mars, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, deklarata e tij bie ndesh me liderin e kompanisë Moderna, Stephen Bancel, i cili javën e kaluar tha se në vjeshtën e vitit 2022 njerëzit ka të ngjarë të kenë nevojë për dozën e katërt të vaksinës, për shkak të rënies që do të pësojë efektiviteti i vaksinave përforcuese.
“Nuk e di nëse ka nevojë për një përforcues tjetër, është diçka që duhet të testohet”, ka deklaruar Bourla, shkruan Reuters.
Ai shtoi se po punohet për një version të ri të vaksinës kundër Covid-19, i cili duhet të jetë efektiv kundër omicron-it, por edhe varianteve të tjera.
Varianti i fundit i Covid-19, Omicron, ka “paralizuar” një pjesë të madhe të botës, duke kthyer kufizimet dhe masat e rrepta./arbresh.info/
Çaslav Joliq dënohet me pesë vjet e gjashtë muaj burgim për ...
Kallas në Shkup: Rruga deri në anëtarësim nuk është e lehtë
Aktakuzë ndaj një personi për spiunazh
“Vera po vjen” – Rozana shfaqet në Instagram me një selfie b...
14 infermiere shtatzënë në të njëjtën kohë në një spital në ...
Berisha paralajmëron: Forumet e PD-së do të vendosin nëse do...