Rita Ora përsëri ia ka arritur të mahnitë në netët ‘live’ të shout X Factor UK.
Ishte vikendi i 28 nëntorit dhe Rita Ora duket e ka dashur të shfaqë se kombi i saj po feston me veshjet që ka përzgjedhur në dy netët e X Factor.
Rita në natën e parë është dukur shumë seksi me veshjen e kuqe me dekolte shumë të thellë dhe me flokët e grimin të rregulluar për mrekulli.
Ndërsa sonte, në natën e rezultateve, ajo ka veshur një fustan të zi e të shkurtër, në të cilin është dukur shumë lezetshëm, transmeton lajmi.net.
Rita po vazhdon ende fuqishëm garën, duke mbetur trajnerja e vetme me dy konkurrente të mbetura në garë, pasi edhe këtë javë vajzat Louisa Johnson dhe Lauren Murray janë kualifikuar në katërshen finale.
Këngëtarja këtë mbrëmje ka performuar këngën ‘Coming Home’ me grupin Sigma.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...