Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që i ka bërë KEK-ut , ka thënë se do t’i qëndrojnë afër kësaj kompanie për të siguruar furnizim të rregullt me energji.
Ai ka përgëzuar punëtorët e kësaj kompanie për përkushtimin.
Kryeministri tha se furnizimin me energji e me çmime të përballueshme e kanë prioritet, raporton arbresh.info.
E keni mbështetjen tonë e do ta keni gjithmonë, ashtu siç ju po i qëndroni popullit pranë me punën që po e bëni. Ne jemi të interesuar që të kemi furnizim të qëndrueshëm të energjisë, por edhe çmim të përballueshëm për popullsinë. Bëjmë thirrje tek qytetarët që sa më shumë të kursejnë energjinë elektrike. Furnizimi i energjisë dhe me çmime të përballueshme është prioritet i yni”, tha Kurti.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...