Fashion for Relief , shoqata bamirëse e krijuar nga Naomi Campbell për të ndihmuar të rinjtë “të prekur nga fatkeqësitë”, nga Ebola tek Covid-19, e deri tek varfëria, është në qendër të një hetimi nga Komisioni i Bamirësisë, autoriteti rregullator i organizatave bamirëse britanike, i cili synon të konstatojë se si janë shpenzuar fondet e mbledhura dhe si menaxhohet organizata.
Sipas faqes së internetit Fashion for Relief, supermodelja u inspirua të themelojë shoqatën e saj Nelson Mandela.
Që nga viti 2005, thotë Campbell në internet, “ne kemi ndihmuar kauza të ndryshme humanitare për të ndihmuar të prekurit nga Ebola. Ne kemi ndihmuar në lehtësimin e fatkeqësive të tilla si tërmeti i Haitit, uragani Katrina, tërmeti japonez dhe cunami pasues”. “Në vitet e fundit – shton ajo – përmes bashkëpunimeve me bamirësi të tjera ne kemi ofruar ushqim dhe ndihmë mjekësore për fëmijët në nevojë në të gjithë botën, përfshirë ata të përfshirë në konfliktin në Siri”.
Mirëpo, pavarësisht se qëllimi i organizatës ishte të mblidhte para për bamirësi, fondet e mbledhura duket se s’kanë shkuar të gjitha për këtë qëllim.
Sipas buxheteve të paraqitura në komision, nga 1.7 milionë paund të mbledhura, vetëm 5500 shkuan për bamirësi. Pjesa tjetër e parave u mor për qëllime personale, duke bërë kështu që njerëzit të humbasin besimin tek kjo organizatë./icon/
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...