Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj ka konfirmuar se tre persona janë vrarë sonte pas gjuajtjes me armë zjarri ndaj autobusit që po barte nxënësit.
“Shoferi ka vdekur në vend derisa dy prej nxënësve kanë ndërruar jetë në spitalin e Pejës”, tha Ramosaj.
Ramosaj për arbresh.info tha se autobusi po barte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.
Ai tregoi se dy nxënësit, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan.
Ndërsa shoferi i autobusit është nga fshati Skivjan i Gjakovës. /arbresh.info /
Lexo edhe:
Dixon: S’mund të injoroni se çfarë ka bërë Serbia, sikur kan...
Avokati i Veselit: Përfundimi i këtij rasti do jetë sukses p...
Kiana Kryeziu garon sot në Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen...
Pas dorëheqjeve, KQZ dërgon për dekretim 18 emra të rinj për...
Kurti: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i...