Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pritën në takim Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në mes dy vendeve tona, me theks në fushën e sigurisë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Çuçi u shpreh se bashkëpunimi dhe komunikimi në mes dy ministrive përkatëse mund të merret si shembull dhe model i bashkëpunimit ndërinstitucional në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në këtë takim të sotëm, që u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet me 26 nëntor, u bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve tona dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë.
Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla u shprehën vullnet plotë për intesifikimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve në fushën e sigurisë, si fushë e interesit të përbashkët./arbresh.info/
Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt s...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë
Aksion i madh i antidrogës në Prishtinë/ Arrestohen pesë per...
Aksion antidrogë në Ferizaj, arrestohen dy persona
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”| Rama flet për Trump...
Policia në Ferizaj shton kontrollet në trafik, shqiptohen 19...