Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio, sërish i ka dalë në ndihmë iniciativës për të mbrojtur lumin Vjosa në Shqipëri.
DiCaprio edhe kësaj radhe ka bërë një reagim në rrjete sociale përmes të cilit theksoi se aktivistët kanë punuar pothuajse për një dekadë që të mbrojnë këtë lum, shkruan portali arbresh.info
“Aktivistët me Blue Heart Rivers kanë punuar për të mbrojtur Vjosën për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetje globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, ajo do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, ndër të tjera”.
Tutje aktori tha se një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte shumë vende të reja punës.
Përmes një ‘link’-u të vendosur në postim, shihet edhe peticioni i krijuar për lumin “Vjosa”.
Ky peticion duket se ka marrë vëmendje të madhe, pasi deri më tani është nënshkruar nga më shumë se 32 mijë njerëz. /arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...