Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin e gjerë se ka ngritur aktakuzë kundër një zyrtari policor me inicialet P.P, për ngacmim.
Siç thuhet në aktakuzë, zyrtari policor e ka ngacmuar të dëmtuarën R.S, e cila paraprakisht kishte raportuar në polici për një rast që lidhej me vajzën e saj, transmeton arbresh.info
E dëmtuara R.S pasi kishte shkuar në shtëpinë e saj, në telefonin e saj kishte pranuar mesazhe provokuese nga i pandehuri, zyrtar policor.
Më pas, në orët e para të mëngjesit i pandehuri, shkon në shtëpinë e të dëmtuarës, por kur sheh brenda edhe motrën e saj, thotë se ka shkuar të marr një thikë, si provë lidhur me rastin paraprak të raportuar nga e dëmtuara.
Prokurori ka propozuar që i pandehuri të dënohet sipas ligjit që përcakton veprën penale që i vihet barrë.
Njoftimi i plotë:
Gjakovë, 09 nëntor 2021 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit P.P., për shkak të veprës penale “Ngacmimi”, nga neni 182 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, më 13 shtator 2021 e deri më 14 shtator 2021, në Gjakovë, i pandehuri P.P., në vazhdimësi përfshihet në sjellje të padëshirueshme, me qëllim të ngacmimit, duke i sjellë shqetësim emocional të dëmtuarës R.S.
Rasti ka ndodhur si rrjedhojë e rastit paraprak që kishte e dëmtuara me vajzën e saj, të cilin e kishte raportuar në stacionin policorë, në cilësi të dëmtuarës, por pasi shkon në shtëpi, në telefonin e saj pranon mesazhe të ndryshme provokuese nga i pandehuri, zyrtar policor, i cili e kishte intervistuar të njëjtën.
Më pas, në orët e para të mëngjesit i pandehuri, shkon në shtëpinë e të dëmtuarës, por kur sheh brenda edhe motrën e saj, thotë se ka shkuar të marr një thikë, si provë lidhur me rastin paraprak të raportuar nga e dëmtuara.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehurit të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...