Japonia nuk regjistroi asnjë vdekje ditore nga COVID-19 për herë të parë në më shumë se një vit të dielën, sipas mediave lokale.
Përpara të dielës, nuk kishte pasur asnjë ditë pa vdekje nga COVID-19 që nga 2 gushti 2020, sipas një raporti nga transmetuesi kombëtar NHK, shkruan Reuters.
Rastet dhe vdekjet e COVID-19 kanë shënuar rënie në gjithë Japoninë pasi vaksinimet janë rritur për të mbuluar më shumë se 70 përqind të popullsisë.
Japonia ka regjistruar mbi 18 mijë viktima nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga