Ngasësi i talentuar shqiptar, Lirim Zendeli ka njoftuar se është tërhequr nga Formula 2 për shkak se mungesës së përkrahjes financiare për ta vazhduar garimin në këtë sport.
Në një njoftim në llogarinë e tij në ‘twitter’, Zendeli bëri të ditur lajmin pikëllues, shkruan arbresh.info
“Fatkeqësisht, kam një lajm pikëllues. Po largohem para kohës. Nuk do të jem në gjendje të vazhdoj në Formula 2 më, për arsye financiare. Pandemia ma ka zvogëluar edhe më shumë buxhetin edhe ashtu të vogël”, shkroi Zendeli në Twitter.
Zendeli i cili fitoi pikë në pesë gara në sezonin e tij debutues, 11 në përgjithësi ka thënë se do të bëjë përpjekje të mëdha për t’u kthyer në pistën e formulës sa më parë.
“Jam krenar se pata mundësinë të garoj në Formula 2, duke e ditur se vij nga një familje normale në aspektin financiar. Ta kuptoj se më duhet të tërhiqem është shumë e vështirë, por do të bëjë gjithçka për ta gjetur një mundësi për t’u kthyer në pistë sa më shpejt”, tha ai.

Përndyshe, Zendeli kishte debutuar këtë sezon në Formula 2 kategorinë e dytë të garës me formula për ekipin MP Motosport. /arbresh.info/
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në T...
Barcelona e nis furishëm në “Metropolitano”, Yamal realizon
Vushtrria dënohet me një ndeshje pa tifozë
Kryeministri Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebas...
Kusari-Lila: Kosova po forcon klimën e investimeve