Dinamo e Ferizajt ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Arsim Abazin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ferizajas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ai e udhëhiqi skuadrën për katër muaj ku sukseset nuk munguan.
Dinamo aktualisht kur kanë mbetur gjashtë xhiro deri në fund është në pozitën e dytë në tabelë me 59 pikë aq sa ka edhe Vushtrria liderë.
NJOFTIMI I PLOTË I DINAMOS:
FC Dinamo njofton se ka ndarë rrugët me trajnerin Arsim Abazi.
Gjatë periudhës 4-mujore në klub, trajneri Abazi ka dhënë kontribut profesional dhe përkushtim maksimal.
FC Dinamo e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese në vazhdim.
Ndërkohë, drejtimin e ekipit nga tani e tutje do ta marrë trajneri Egzon Shabani.
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...