Shtatë raste të dhunës në Kosovë brenda 24 orëve

08:55 | 24 Tetor 2021
Arbresh.info

Dhuna në familjet kosovare po vazhdon dita ditës të jetë prezente.

Vetëm në 24 orët e fundit sipas raportit të policisë së Kosovës janë raportuar shtatë raste me dhunë në familje.

Po ashtu në të gjitha rastet, viktimat janë femra, shkruan arbresh.info.

Fushë Kosovë 23.10.2021 – 03:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, viktima kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 23.10.2021 – 12:55. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 23.10.2021 – 20:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij femër kosovare. Viktima ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 17.10.2021 – NN. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ditë më parë, përmes telefonit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar.

Prizren 23.10.2021 – 14:30. Viktima femër kosovare ka informuar se nipi i saj (djali i vajzës) i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë ndaj saj. Nuk raportohet për lëndime. I dyshuari gjendjet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Gjakovë 23.10.2021 – 12:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 21.10.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Shpërndaje në rrjete sociale