Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka një njoftim të rëndësishëm për gjithë qytetarët që kanë nevojë për vulosjen e dokumenteve të tyre me vulë apostile apo legalizuese
Departamenti për Çështje Konsullore, njofton se nga data 25 tetor 2021, qytetarët që kanë nevojë për vulosjen e dokumenteve të tyre me vulë apostile apo legalizuese, duhet të caktojnë terminin “online”.
“Për të marrë këtë shërbim, qytetarët duhet të hyjnë në: https://mpjterminet.rks-gov.net/ Pasi të keni hapur faqen e mësipërme dhe klikoni datën e caktuar, do t’ju shfaqet orari i terminëve të lira për atë ditë, ku duhet të vendosni emrin, mbiemrin dhe numrin personal. Kërkesa mund të bëhet personalisht, nga anëtari i familjes, apo personi i autorizuar nga ju”, thuhet në njoftim të MPJ-së.
Po ashtu, bëhet e ditur se dokumentet për Gjermani dhe Kanada nuk vulosen, as me vulë apostile as legalizuese./arbresh.info/
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...