Një grup prej 17 misionarësh amerikanë përfshirë fëmijë besohet se janë rrëmbyer nga një bandë në Haiti.
Misionarët ishin duke shkuar në shtëpi nga ndërtimi i një jetimore kur u rrëmbyen, thanë Ministritë e Ndihmës së Krishterëve me bazë në Ohajo, transmeton arbresh.info.
“Ky është një alarm i veçantë lutjeje. Lutuni që anëtarët e bandës të vijnë në pendim”, tha një zëdhënës i qeverisë amerikane, duke shtuar se është në dijeni për raportet e rrëmbimit.
“Mirëqenia dhe siguria e qytetarëve amerikanë jashtë vendit është një nga përparësitë më të larta të Departamentit të Shtetit,” shtoi zëdhënësi.
Haiti po përballet edhe një herë me një rritje të rrëmbimeve të lidhura me bandat që ishin zvogëluar pasi Presidenti Jovenel Moise u qëllua për vdekje në banesën e tij private më 7 korrik, dhe pas një tërmeti me magnitudë 7.2 që goditi jug-perëndimin në gusht dhe vrau më shumë se 2,200 persona, shkruajnë mediet amerikane.
Sipas autoriteteve, bandat kanë kërkuar shpërblim duke filluar nga vetëm disa qindra paund deri në më shumë se 700,000.
Të paktën 328 viktima të rrëmbimit u raportuan në Policinë Kombëtare të Haitit në tetë muajt e parë të 2021, krahasuar me një total prej 234 për të gjithë vitin 2020, sipas një raporti të lëshuar muajin e kaluar nga Zyra e Integruar e Kombeve të Bashkuara në Haiti./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...