Ngecja e Ballkanit në rrugën drejt anëtarësimit në BE, sipas Presidentit Stevo Pendarovski do të thotë “përvetësim i terrenit” nga forcat nacionaliste.
Në intervistë për gazetën greke “Katimerini” ai shton se në vend rriten dyshimet se pas vetos greke, kërkesës franceze për metodologji të re, tani edhe kërkesës bullgare – qëndrojnë fuqi më të mëdha që nuk e dëshirojnë Ballkanin në familjen evropiane.
Anulimi i gjatë i rrugës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ngre dyshime te qytetarët se rajoni nuk është i mirëseardhur në BE, kështu që mendohet për alternativa, ka deklaruar Presidenti Stevo Pendarovski për greken Katimerini.
Stevo Pendarovski, President i Republikës së Maqedonisë së Veriut
“Evropianët rrallëherë kanë pasur qëndrim të përbashkët, për shumë çështje. Në qoftë se i pyesni njerëzit nëse BE-ja vërtetë e mendon atë që e thotë, se një ditë do ta realizojë integrimin e të gjithëve, shumica do të thonë “jo”. Për shkak të këtiij hendeku, gajtë vitit të kaluar mbështetja për integrimin evropian në vendin tim është ulur për 20%, prej 85% ka rënë në pothuajse 65-67%”, ka thënë Pendarovski
Rajoni i nënshtrohet ndikimit të lojtarëve jashtë rajonit, shton Pendarovski, duke e theksuar si shembull për ndikimin e tyre referendumin për emrin e vendit në vitin 2018, kur u rritën sugjerimet se nuk nevojitet anëtarësim në NATO dhe në BE.
Stevo Pendarovski, President i Republikës së Maqedonisë së Veriut
“Kemi marrë ndihmë nga Aleanca e NATO-s. Në shtator të vitit 2018, ekspertë nga Pentagoni erdhën në Shkup, së bashku me ish sekretarin e mbrojtjes Xhejms Matis, që të ndihmojnë në përballjen me këtë ndikim qëllimkeq. Në përgjithësi, lojtarët jashtërajonalë e udhëheqin gjithë këtë propagandë politike përmes përfaqësuesve rajonalë”.
Në rast të ndryshimit të pushtetit të Maqedoninë e Veriut, Pendarovski, në intervistë për Katimerini shpreh optimizëm se opozita aktuale do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë.
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid