Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në komunën e Gjakovës.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Sipas tij, derisa një person ishte me veturën e tij është goditur nga një person i cili po ashtu ishte me veturë, dhe më pas kishte shtënë me armë në drejtim të tij.
Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit ndalohet 48 orë.
“Datë 08.10.2021, rreth orës 14:00, viktima deklaron se si pasojë e një zënkë te mëhershme që kishte me te dyshuarin e lartëcekur, derisa kishte qenë së bashku me dy persona në veturën e tij, i dyshuari me automjetin e tij fillimisht kishte goditur veturën e viktimës dhe pastaj kishte nxjerr armën ( pistoletë) dhe kishte shtënë dy here në drejtim të tij. Viktima nga arma nuk ka pësuar lëndime mirëpo lëndime i ka marrë në anën e majtë të brinjëve nga goditja me veture që është bërë nga i dyshuari. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësore dhe është liruar për në shtëpi. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore dhe janë gjetur dy gëzhoja te kalibrit 7.65mm. Janë konfiskuar gëzhoja. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë”, ka thënë Gjurkaj. /arbresh.info/
Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...