Bernard Challandes në konferencë për media para dy ndeshjeve të shtatorit ka folur edhe rreth disa lojtarëve që nuk po luajnë shumë te skuadrat e tyre aktuale.
Trajneri i Kosovës është pyetur rreth situatës së Vedat Muriqit te Lazios, duke thënë se tashmë të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjë dhe në ekipin e Dardanëve ai e ka dëshmuar tashmë, shkruan Gazeta Olle.
“Vedat Muriqi? Ai ka luajtur në Ligën e Evropës me Lazion për një orë dhe në pjesën më të madhe në takimin e djeshëm”, ka potencuar Challandes.
“Nuk është se Muriqi po ka hapësirë, por ai është një lojtar tjetër te ekipi i Kosovës dhe është në gjendje të tregojë se çfarë mund të bëjë”.
“Në të kaluarën e kemi parë se çfarë mund të bëjë dhe ne presim një gjë të tillë edhe tani se çfarë duhet të bëjë dhe të ndihmojë ekipin”, ka shtuar më tej trajneri i Dardanëve.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?