Aldi Rama, autori 21-vjeçar i vrasjes së efektivit të Lezhës, Saimir Hoxhës ka ndërruar jetë.
I riu ishte i shtruar nga pasditja e djeshme në spitalin e Traumës pasi u gjet me plagë në kokë, duke qënë se tentoi vetëvrasjen.
Rama, qëlloi për vdekje ditën e djeshme nënkomisarin në Komisariatin e Policisë Lezhë, Saimir Hoxha.
Polici ndërroi jetë rrugës për në spital, kurse Rama mori automjetin dhe u largua me shpejtësi duke rrezikuar edhe jetën edhe të dy kolegëve të tjerë të Hoxhës.
Ata e qëlluan nga mbrapa duke u çarë një gomë të automjetit dhe ai u detyrua ta braktisë duke u fshehur në një zonë me bimësi për disa orë derisa vendosi të qëllojë veten. Kanë kaluar më pak se 16 orë nga ai moment, por Aldi Rama nuk ia ka dalë dot edhe pas ndërhyrjes mjekësore.
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...