Votuesit zviceranë do të vendosin të dielën nëse do të lejojnë çiftet e të njëjtës gjini të martohen dhe të gëzojnë të njëjtat të drejta si partnerët martesorë heteroseksualë, pas një fushate të hidhur referendumi në një nga vendet e fundit të Evropës Perëndimore ku ende ndalon martesat homoseksuale.
Qeveria dhe parlamenti miratuan martesën për çiftet e të njëjtës gjini vitin e kaluar, duke i lejuar ata të birësojnë fëmijë pa prindër, duke thjeshtuar marrjen e shtetësisë për bashkëshortët e huaj, etj. Por, ky veprim u sfidua menjëherë nga një treshe partish nacionaliste dhe konservatore të krishtera, të cilat kundërshtuan zgjerimin e të drejtave të çifteve të të njëjtës gjini, raporton The Guardian.
Sipas kushtetutës zvicerane, çdo vendim parlamentar mund t’i nënshtrohet një referendumi nëse të paktën 50,000 qytetarë e kërkojnë atë.
Kundërshtarët e ligjit të ri, shumë prej tyre mbështetës të Partisë populiste të djathtë Popullore Zvicerane (SVP/UDC), kanë përdorur postera të ashpër të foshnjave që qajnë, dhe duke paralajmëruar se ligji “do të vrasë babanë”.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...