Gjilani pritet në të ardhmen të bëhet me stadium modern. Tashmë punimet në stadiumin e qytetit kanë filluar, por shqetësuese mbetet punët që po shkojnë shumë ngadalë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë i ftuar në emisionin “Prime Time” në Kanal 10 me kandidatët të tjerë për kryetar të komunes.
Haziri ka folur edhe për Stadiumin e Qytetit në Gjilan, meqenëse punimet po vazhdojnë me ‘hapa të breshkës’.
Sipas Hazirit, komuna e ka dhënë maksimumin e pareve dhe tashmë rolin do e merr dikush tjetër.
“Unë besoj që stadiumi nëse përcjellët financiarisht, komuna e harxhoi milionin e fundit këtë vit. Pra, nëse përcjellët financiarisht nga organi që ka me mbështetë, stadiumi mundet me u përfundu për 12 muaj. Komuna më nuk jep pare për stadium, e kemi dhënë maksimumin e pareve dhe tashmë e merr rolin dikush tjetër. Nuk më intereson kohëzgjatja, më intereson më shumë standardi”, ka thënë Haziri.
Megjithatë ju rikujtojmë se punimet në stadiumin e Gjilanit, kanë filluar në vitin 2017 dhe ky stadiumi në përfundim duhet t’i ketë në kapacitet 10.000 mijë ulëse.
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...
OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit
Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin