Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat.
Ai thotë se veprimet e sotme janë vazhdim i dakordimeve të mëhershme, dhe se nuk duhet të ketë kthim prapa nga vendosja e kësaj mase reciprociteti.
“Mendoj se kjo qeveri është mjaft e kujdesshme në marrëdhëniet me Serbinë veçanërisht në aspektin e interesave ekonomike vërtetë i ka ndihmuar Serbisë, prej heqjes së taksës dhe pastaj lehtësira të tjera si rasti i taksës mbrojtëse për bllokat ndërtimor. Janë shumë dëshmi që flasin se qeveria Kurti ka qenë e mirëkuptueshme ndaj Serbisë. Veçanërisht ky mirëkuptim e ka mbërri kulmin te pagesa e rrymës dy herë nga 11 milionë janë shuma të mëdha’, thotë Haradinaj.
“Mendoj se i ka përkëdhel me kujdes edhe serbët e veriut edhe Serbinë ndërsa veprimet e sotme janë pasojë e dakordimeve të mëhershme, pra nuk janë rezultat i ri por pasojë, vazhdim i dakordimeve të mëhershme. Nuk e shoh pse duhet Serbia me shpreh nervozë, sepse kjo ka qenë e pritur që do të ndodh”, theksoi Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.
“Është kohë fushate, kryeministri e shfrytëzoi edhe në parlament. Realisht shpjegimi me tabela ishte i panevojshëm. Mendoj se po zbatohet lidhi dhe po zbatohet Kushtetuta. Ajo që s’duhet të ndodh është të mos ndodh kthimi prapa”, shtoi kryetari i AAK’së.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...